“Të varet, unë kam nip vetë”/Banorët ndihen të pasigurt pas vrasjes së 8-vjeçarit

Shqipëria

“Të varet, unë kam nip vetë”/Banorët ndihen të pasigurt pas vrasjes së 8-vjeçarit

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 09:25
Banor i fshatit Daullas

Banorët e fshatit Daullas në Fier janë shprehur se nuk ndihen të sigurt pas ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë më parë, ku Klodian Çalameni, 38 vjeç goditi me lopatë 8-vjeçarin Mateo Vllasia dhe më pas e varrosi në oborrin e shtëpisë së tij.

“Si nuk ndihemi të pasigurt, unë kam nip vetë, ai duhet ta varësh në litar, nuk diskutohet ai muhabet, është makabër”, tha një banor.

“Ai është rritur jetim, i ati e la të vogël, e ëma u martua në Maqedoni, ai ishte tek buka, kush e merrte në punë, ne nuk flasim dot më shumë, Sali Berisha e bëri një gjë të mirë që vari ata nga Libofsha, i mori jetën 8-vjeçarit, për çfarë duhet më ai, nëse bën llogari një i burgosur ha kaq lekë në muaj, që unë si konsumoj dot, ata e dënuan por nuk ka ligj”, tha një tjetër.

“Të gjithë janë të korruptuar, ta djegin me benzinë, të vihet ligji, ai e vret birin e botës dhe të vjen tek shpia e të shantazhon”, tha një tjetër banor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat