A duhet të rikthehet dënimi me vdekje? Përgjigjet Kreshnik Spahiu

Shqipëria

A duhet të rikthehet dënimi me vdekje? Përgjigjet Kreshnik Spahiu

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 23:59
Kreshnik Spahiu

Dënim me vdekje apo jo? Kjo është pyetja që po bën xhiron e rrjetit pas krimit makabër në Fier, ku Klodian Çalamani rrëmbeu, vrau dhe groposi 8-vjeçarin Mateo Vasia.

Juristi Kreshnik Spahiu ka reaguar me tone të ashpra pas ngjarjes së rëndë dhe kanë kërkuar që të kthehet dënimi me vdekje, të cilën e kanë argumentuar edhe në emisionin “Open”.

Kreshnik Spahiu: Ne jemi një brez që i kemi përjetuar të dy situata. E kemi përjetuar një Shqipëri ku ekzistonte dënimi me vdekje dhe një shoqëri ku nuk jepet dënim me vdekje. Nëse flas si politikan, kjo nuk bëhet dhe me një fjalim si kryeministri, e lëmë këtë temë. Për dijeninë e publikut, Shqipëria mban vendin e parë në Europë për nivelin e vrasjeve për 100 mijë banorë. Vende si Afrika Veriore, Maroku, Libia, Palestina kanë nivel më të ulët vrasjesh sesa në Shqipëri.

Edhe Siria është më e sigurt sa i përket vrasjeve sesa Shqipëria. Ky është një mendim dhe vendim i vështirë që ti artikulosh publikut dënimin me vdekje. Shqipëria, jo shqiptarët. Serbia, Kroacia dhe Bosnja janë në të njëjtin nivel vrasjesh si Finlanda e Suedia. Ne kemi kaluar dy situata. Pse dënimi me vdekje duhet aplikuar? Ka ardhur momenti që duhet të njihet si shprehje e vullnetit dhe përfshihen disa të drejta, e drejta për jetën njësoj si neni i kushtetutës. Pse duhet bërë në Shqipëri? Sepse vepra penale e vrasjes shpesh herë është më agresive për shkak të një shoqëria që po kalon në një depresion social. Vetëgjyqësia dhe hakmarrja e shumëfishojnë numrin e veprave penale në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat