Shoferët sherri me njëri-tjetrin në Kamëz, njëri prej tyre i shpëton policisë dhe largohet

Shqipëria

Shoferët sherri me njëri-tjetrin në Kamëz, njëri prej tyre i shpëton policisë dhe largohet

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 20:36
Foto ilustrim

Dy shoferë automjetet janë zënë me njëri-tjetrin ditën e sotme në bulevardin "Nënë Tereza" në Kamzë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10 ku pas ngjarjes policia ka identifikuar shtetasin I. I., 23 vjeç ndërsa janë në ndjekje të drejtuesit të mjetit tjetër.

"Me datë 18.11.2021, rreth orës 17:10, te bulevardi "Nënë Tereza" në Kamzë, janë konfliktuar drejtuesit e dy mjeteve, shtetasi I. I., 23 vjeç dhe drejtuesi i mjetit tjetër ende i paidentifikuar. Nga shërbimet e Policisë po punohet për identifikimin e drejtuesit tjetër që është larguar nga vendngjarja." - bën me dije policia. 

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat