Tentoi të vetëvritet me thikë në Korçë, policia zbulon shkakun: E dhunoni bashkëshorti, 22-vjeçarja ishte rëndë psikologjikisht

Shqipëria

Tentoi të vetëvritet me thikë në Korçë, policia zbulon shkakun: E dhunoni bashkëshorti, 22-vjeçarja ishte rëndë psikologjikisht

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 09:52
Foto ilustrim

Është zbardhur ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në  Korçë, ku një 22-vjeçare tentoi t’i japë fund jetës së saj duke u vetëplagosur me thikë.

Sipas policisë së Korçës, e reja ka marrë këtë veprim për shkak të kushteve të rënda  psikologjike, pasi bashkëshorti i saj e dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht.

"Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se ky shtetas në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ndaj bashkëshortes së tij shtetases E. R., 22 vjeçe, e cila në gjendje të rënduar psikologjike, ka tentuar të vetëvritet me thikë dhe ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve."- njofton policia. 

Policia ka mundur të arrestoj 34-vjeçarin E.R i cili ushtroi dhunë ndaj 22-vjeçares.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat