Shalsi paralajmëron deputetin e PD-së: Nëse ndërhyn, do...

Shqipëria

Shalsi paralajmëron deputetin e PD-së: Nëse ndërhyn, do...

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 15:49
Eduart Shalsi

Ditën e sotme Eduart Shalsi u përplas në Komisionin e Ekonomisë me deputetin e PD-së, Edmond Spahon. Ai e paralajmëroi Spahon se nëse do të fliste dhe një herë pa leje do të merrte masa.

Shalsi iu drejtua duke i thënë deputetit se nuk ‘ka bërë vezën e kuqe’ që të flasë sa herë të dojë në komision. Kryetari i propozoi se nëse do donte që të fliste, fjalën duhet ta marrë në komisione të tjera.

‘Zoti Spaho nuk mund të bësh pyetje. Nëse ndërhyn pa mikrofon do ti referohem kodit të etikës.

Respekt, jo nuk do flisni kur të doni ju, do ngrini dorën nuk ke bërë vezën e kuqe në këtë komision që të trajtohesh ndryshe nga komisionet e tjerë. Nëse nuk të disiplinojmë dot shko gjej një komision tjetër që të flasësh kur të duash.’- tha Shalsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat