Kërcënonte bashkëshorten se do ta vriste me armë gjahu, arrestohet 43-vjeçari

Shqipëria

Kërcënonte bashkëshorten se do ta vriste me armë gjahu, arrestohet 43-vjeçari

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 17:52
Foto ilustrim

Policia në Kurbin ka vënë në pranga një 43-vjeçar që kërcënonte me jetë bashkëshorten e tij.

Bëhet e ditur se 43-vjeçari me iniciale A.O., ka kërcënuar bashkëshorten se do ta vriste.

Ndërsa në banesë pas kontrolleve iu gjetën një pistoletë, municion luftarak dhe dy armë gjahu.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale” Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit” , “Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive” dhe “Keqpërdorimi e i thirrjeve telefonike “.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat