Arrestohet personi i dytë i dyshuar për vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka

Shqipëria

Arrestohet personi i dytë i dyshuar për vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 16:32
Pashko Ujka

Pas 20-vjeçarit Kristjan klemendi, policia njofton se ka arrestuar edhe Marjan Kolën, si person që është i përfshirë apo ka dijeni mbi vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka.

Kola është arrestuar në Morinë, teksa po tentonte të largohej nga vendi.

Kujtojmë se vrasja e ish-deputetit ndodhi të hënën, shumë pranë banesës së tij.

Ai dyshohet se është qëlluar me një plumb të vetëm prapa shpine, por që rezultoi fatal për të, pasi i preku organet jetësore

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat