Moti i keq përfshin vendin, ARRSH tregon si paraqitet gjendja

Shqipëria

Moti i keq përfshin vendin, ARRSH tregon si paraqitet gjendja

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar për motin e keq që ka përfshirë vendin tonë. Sipas tij, deri më tani nuk ka asnjë aks të bllokuar për qarkullimin e automjeteve si pasojë e motit të keq.

ARRSH bën me dije se kontraktorët kanë bërë pastrimin nga rënia e gurëve apo inerteve dhe janë në gatishmëri.

"Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje me intensitet mesatar, por pa penguar qarkullimin në akset nacionale

Kontraktorët kanë bërë pastrimin nga rënia e gurëve apo inerteve në trup të rrugës dhe janë në terren gati për çdo situatë”, thuhet në njoftim.

ARRSH u bën apel shoferëve të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat