Bardhi zbulon shifrën: Sa delegatë firmosën për Kuvendin e datës 18

Shqipëria

Bardhi zbulon shifrën: Sa delegatë firmosën për Kuvendin e datës 18

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 16:52
Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjitshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka konfirmuar se për Kuvendin e datës 18 kanë firmosur 5259 delegatë.

Numri dy i demokratëve tha se 69% e demokratëve kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Kuvendin e thirrur nga Lulzim Basha.

Anëtarët e Kuvendit nuk i kanë hedhur në kosh me përgjegjësinë e tyre kanë konfirmuar masivisht pjesëmarrjen në Kuvendin Kombëtar të PD.

Secili prej tyre ka nënshkruar nën prezencën e një zyrtari të partisë formularin. Kësaj thirrje përçarëse nuk i janë përgjigjur duke konfirmuar pjesëmarrje 5259 anëtarë të Kuvendit ose 69% e tyre”, deklaroi Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat