Arrestime në Himarë për tjetërsimin e pronave në bregdet

Shqipëria

Arrestime në Himarë për tjetërsimin e pronave në bregdet

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 21:33
Foto ilustrim

Policia e Vlorës tha se arrestoi 7 persona dhe shpalli në kërkim 3 të tjerëtë akuzuar për tjetërsim të pronave në zonën bregdetare të Himarës dhe Dhërmiut. Arrestimet erdhën sipas policisë pas hetimeve disa mujore të Prokurorisë së Vlorës.

Policia tha se nga hetimet ka rezultuar se të arrestuarit,në periudha të ndryshme kohore dhe në bashkëpunim mes tyre, dyshohen se nëpërmjet falsifikimit të dokumentave, vulave, stampave e formularëve, kanë tjetërsuar dhe përfituar sipërfaqe të konsiderueshme toke, në bregdetin e Himarës dhe Dhërmiut.

Sipas policisë, personat e akuzuar i kanë kaluar më pas në pronësi të tyre sipërfaqet e tjetërsuara, ose i kanë shitur tek persona të tjerë, duke përfituar shuma të konsiderueshme të hollash.

Prokuria e Vlorës ka ngritur për të dhjetë personat banues në Himarë dhe në Vlorë akuzat për veprat penale të “Falsifikimit të dokumentave” dhe “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”,kryer në bashkëpunim më shumë se një herë.

Pak kohë më parë, Policia e Vlorës arrestoiish – Drejtorin e Kadastrës së Vlorës Klodian Troci, i ciliakuzohet për “shpërdorim të detyrës” dhe “falsifikim të vulave, stampave ose formularëve”.

Prokuroria kishte urdhëruararrestime edhetë dy punonjësve të Zyrëssë Administrimit të Tokës në Qarkun e Vlorës,të dyshuar për falsifikim të dokumenteve të pronësisë.

Konfliktet për tjetërsimin e pronave nëbregdetin jugor kanë qenë të pranishme vitet e fundit sidomos për zonat ku janë lëshuar nga qeveria lejet për ndërtimin e resorteve turistike.

Autoritetet e administrimit të pronave kanë pohuar se 10 drejtues në Agjensinë eKadastrës në Vlorë janë ndryshuar në harkun e dy viteve të fundit duke u larguar apo dhënë dorëheqjen si pasojë e këtyre konflikteve./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat