Dëbora krijon probleme në rrugët rurale, si edhe me energjinë elektrike në disa zona

Shqipëria

Dëbora krijon probleme në rrugët rurale, si edhe me energjinë elektrike në disa zona

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 16:43
Foto ilustrim

Reshjet e dëborës në rrethin e Bulqizës kanë sjellë probleme në disa segmente të rrugëve rurale kryesisht në njësitë administrative Ostren, Zerqan, Fushë Bulqizë, Trebisht dhe në disa fshatra të njësive Martanesh dhe Shupenzë.

Reshjet kanë shkaktuar edhe probleme në linjat e trasferimit të mesëm kryesisht në Njësinë administrative Ostren si dhe në Fushë Bulqizë ku prej orëve të para të mëngjesit janë pa energji elektrike.

Probleme me energjinë ka edhe në Lagjen e Re të Bulqizës. Ndërkohë probleme ka edhe në rrugën e Arbërit në pjesën e bypasit në Qafë Murrizë.

Ndërkohë trashësia e dëborës në njësitë administrative vijon nga 10 cm deri në 40 cm në zonat e thella.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat