“Është kufomë...”/ Sali Berisha shpërthen ndaj Lulzim Bashës

Shqipëria

“Është kufomë...”/ Sali Berisha shpërthen ndaj Lulzim Bashës

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 18:39
Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha është shfaqur i entuziazmuar pasi 4446 delegatë votuan për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD-së.

Në një reagim të shkurtër për mediat, ish-kryeministri e quajti demokratin “kufomë politike”, ndërsa pati edhe një paralajmërim për Edi Ramën.

Ai i bëri thirrje Kryeministrit që të heqë dorë nga përpjekjet për t’i garantuar mbijetesën Lulzim Bashës.

Ish-kryeministri tha se do të shkojnë në selinë e PD në momentin e parë që do vendosin.

“Nuk do doja të flisja fare për të sot. I rrethuar me batalionin e policisë së Edi Ramës. Çfarë të them për të. Ai tregoi se është një kufomë politike. Selia e demokratëve është ajo që ndodhet aty. Do shkohet në momentin më të parë që të vendoset. Ajo nuk është seli e pengjeve. Edi Ramës i them hiq dorë nga çdo lloj përpjekjeje për t’i garantuar mbijetëse pengut tënd. Revolucioni do të kthehet tek ti. Revolucionit nuk i reziston dot kush”, tha Berisha.

Kryedemokrati do mbledhë kryesinë e partisë pak minuta më vonë, por Sali Berisha duket se nuk ka frikë nga përjashtimi, pasi për të, Basha nuk është më kryetari i PD-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat