Moti i keq / ARRSH tregon situatën në akset kryesore të vendit, apel drejtuesve të mjeteve

Shqipëria

Moti i keq / ARRSH tregon situatën në akset kryesore të vendit, apel drejtuesve të mjeteve

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 10:01
Shqipëri

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset nacionale. Po ashtu këshillohen drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje, të reduktojnë shpejtësinë dhe të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.

Njoftimi:

Në Rajonin Jugor dhenë Rajonin Qendror reshjet kanë pushuar kontraktorët kanë punuar me mjete borëpastruese dhe kanë bërë shpërndarjen e kripës në ato segmente ku ka pasur prezencë bore.

Në Rajonin Verior gjatë natës ka pasur kryesisht reshje shiu, pa sjellë probleme me qarkullimim e mjeteve, është punuar në Qafë Mali-Fierzë për pastrimin e aksit

Qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset nacionale.

Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat