Dëbora bllokon rrugën e Arbrit, po pastrohet nga borëpastrueset, nuk lejohen makina pa zinxhirë

Shqipëria

Dëbora bllokon rrugën e Arbrit, po pastrohet nga borëpastrueset, nuk lejohen makina pa zinxhirë

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 14:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Moti i keq me dëborë në disa zona të vendin kanë bërë që shumë akse rrugore të bllokohen ose të lëvizet më vështirësi në to.

Ndërkaq, për shkak të dëborës së rënë në Rrugën e Arbrit, në Bypass, qarkullimi i automjeteve është ndaluar përkohësisht pasi i gjithë aksi po pastrohet nga borëpastueset.

Policia Rrugore ndodhen në të dyja kahet e lëvizjes dhe nuk do të lejojnë asnjë drejtues mjeti të qarkullojë pa vendosur goma dimërore zinxhirë dhe deri sa rruga të pastrohet plotësisht nga kontraktorët.

Ndërkohë, Policia e Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, si dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në këtë aks.

Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat