Përmbytjet në jug, perfekti i Vlorës qetëson banorët: Rreziku ka kaluar, niveli i Vjosës po ulet

Shqipëria

Përmbytjet në jug, perfekti i Vlorës qetëson banorët: Rreziku ka kaluar, niveli i Vjosës po ulet

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 18:43
Ilustrim

Perfekti i Vlorës, Flamur Mamaj, ka folur për situatën e lumit Vjosë.

Ai thotë se niveli i lumit tashmë po ulet dhe se situata po përmirësohet, duke njoftuar se tashmë rreziku ka kaluar.

Flamur Mamaj: "Jemi në një situatë qetësie pas një kalvari të gjatë pas 24 orësh të ngritjes së nivelit të lumit Vjosë si në urën e Mufolit, si në Memaliaj ashtu edhe në Përmet.

Jemi në kushte të përmirësimit të kushteve atmosferike dhe kushteve të nivelit në Urën e Mufolit.

Mund të them me bindje të plotë, që e kemi kaluar pikën e rrezikut, jemi drejt stabilizimit të situatës. Përfitoj nga rasti të them që edhe për shkak të masave të marra nga Komisioni i Mbrojtjes Civile dhe me mbështetjen e jashtëzakonmshme të Agjencisë Kombëtare të mbrojtjes Civile dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Si deputet i qarkut të Vlorës kemi arritur të përballojmë me sukses të gjitha pasojat që shkaktoi lumi i Vjosës. Ne e përballuam me shumë sukses, me kosto të vogla dhe dëme minimale këtë segment."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat