Autor të vjedhjeve në tre shkolla, arrestohen të miturit në Cërrik

Shqipëria

Autor të vjedhjeve në tre shkolla, arrestohen të miturit në Cërrik

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Tre të mitur që dyshohet se kanë kryer vjedhje në tre shkolla të Cërrikut janë arrestuar sot.

14-vjeçari me iniciale K.H., 17-vjeçari me iniciale Y.H. dhe 17-vjeçari me iniciale I.M. kanë hyrë në shkollat e fshatrave Linas, Selvijas dhe Mollas, duke thyer dyer/dritare dhe duke grabitur sende të ndryshme.

Pajisjet e vjedhura janë sekuestruar si provë materiale.

Ndërsa të rinjtë do të hetohen nga Prokuroria e Elbasanit, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi, mbajtja, shitja apo blerja pa leje e armëve të ftohta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat