Vrasja e Jurgen Dukës nga oficeri i policisë, gazetari nxjerr detaje të rënda: Armën e kishte gati për qitje

Shqipëria

Vrasja e Jurgen Dukës nga oficeri i policisë, gazetari nxjerr detaje të rënda: Armën e kishte gati për qitje

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 17:47
Vrasja e Jurgen Dukës

Gazetari Eni Ferhati e ka cilësuar vrasjen e Jurgen Dukës nga oficeri i policisë Arbër Sula, si të paimagjinueshme që një punonjës i policisë i merr jetën një shtetasi, në një kohë që detyra e tij është të mbrojë qytetarët.

“E kuptoj se agjenti kishte stres e vështirësi pune, por është e paimagjinueshme e paperceptueshme një gjë e tillë. Pas presupozohet se duhet të jetë i trajnuar, arma ishte e mbushur dhe gati për qitje, jashtë çdo procedure. Rezulton se në mënyrë gjakftohtë përgatit armën në çantë, edhe pse nuk ishte në nevoja ekstreme dhe siç duket nga pamjet dhe dëshmive gjithçka nisi për sherrin banal”, tha Ferhati.

Gazetari Ferhati deklaroi më tej se “edhe nga dëshmitë e personave okularë, ka qenë një situatë krejt absurde, kuptohet që viktima mund të ketë qenë në efektin e pijeve alkoolike ose nga drogat, nuk e besoj se oficeri mund të ketë qenë i rrezikuar për jetën e tij.

Edhe shitësi ka deklaruar se ka qenë për diçka banale. Por ne nuk kemi një strukturë për pjesën psikologjike, të analizimit të policëve për ngjarjen apo jetën e tij personale. Është një agjent krimesh në moshën 27-vjeçare, mund të themi se s’ka eksperiencë të madhe, duhet të jetë alarm ky rast për të përforcuar masat dhe parandaluar që të mos ndodhin më ngjarje të tilla”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat