Shqipëria, luftë të fuqishme kundër terrorizmit

Shqipëria

Shqipëria, luftë të fuqishme kundër terrorizmit

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 08:26
Foto ilustrim

Në raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit për terrorizmin në botë, thuhet se Shqipëria vazhdoi mbështetjen e fuqishme të përpjekjeve ndërkombëtare kundër terrorizmit në vitin 2020. Kërcënimi nga terrorizmi në Shqipëri mund të vijë nga luftëtarët e huaj që kthehen nga Iraku dhe Siria dhe përpjekjet e simpatizantëve të ISIS-it për të radikalizuar të rinjtë shqiptarë.

Gjithashtu përmenden aktivitetet e sponsorizuar nga Irani drejtuar grupit opozitar iranian Mujahedeen- (MEK), që janë të strehuar në Shqipëri.

Shqipëria, thuhet në raport, përndjek aktet terroriste, duke përfshirë financimin, ndalimin e transaksioneve nga persona nën sanksione nga Kombet e Bashkuara.

Raporti vëren bashkëpunimin e ngushtë të Njësisë së Policisë së shtetit Kundër Terrorizmit dhe përfshirjen e tij në operacione të suksesshme për kapjen e terroristëve ose të dyshuarve për terrorizëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat