Raporti i DASH për terrorizmin, reagon ministri Çuçi

Shqipëria

Raporti i DASH për terrorizmin, reagon ministri Çuçi

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 16:19
Bledi Çuçi

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka përshëndetur raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për terrorizmin.

Në një postim në rrjetet sociale ministri shkruan se do të vijoj të mbështes forcimin më tej të sigurisë kufitare, proceseve të verifikimit/shkëmbimit të informacionet mbi hyrjet në kufijtë e vendit.

“Raporti i DASH për terrorizmin, vlerësim & inkurajim në luftën e përbashkët. Ministria e Brendshme & Policia Shtetit mbeten të përkushtuar/angazhuar maksimalisht kundër terroristëve të njohur/dyshuar & akteve të tyre, përfshi financimin.

Si MB do të vijoj të mbështes forcimin më tej të sigurisë kufitare, proceseve të verifikimit/shkëmbimit të info mbi hyrjet në kufijtë e vendit, riatdhesimin e grave/të miturve nga Siria & shpalljen të padëshiruar & dëbimin e kujtdo që paraqet kërcënim për 🇦🇱Faleminderit agjencive 🇺🇸 për mbështetjen, besimin & bashkëpunimin në luftë kundër #terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, shkruan Çuçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat