Fati i Berishës në PD, kryesia e partisë merr vendimin e fundit

Shqipëria

Fati i Berishës në PD, kryesia e partisë merr vendimin e fundit

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 22:10
Sali Berisha

Kryesia e Partisë Demokratike vendosi sot propozimin që çdo funksionar i partisë që preket nga ligji i dekriminalizimit ose i shpallur ‘non-grata’ të mos jetë pjesë e strukturave qendrore të partisë, t’i dërgohet Kuvendit të nesërm, i cili do të mbahet në Pallatin e Kongreseve.

Në këtë mënyrë, e ardhmja e ish-kryeministrit Sali Berisha në PD do të vendoset nesër në Kuvendin e thirrur nga kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë, n/kryetari Enkelejd Alibeaj propozoi që person i shpallur “non-grata” të mos lejohet të ketë funksione drejtuese në Partinë Demokratike.

Ky propozim u mbështet dhe nga disa anëtarë të tjerë të kryesisë. “Kuvendit do ti propozohet të marrë një vendim ku sanksion një standard që funksionarët të cilët i kap dekriminalizimi dhe të shpallur non grata nuk do të mund të jenë anëtarë e strukturave drejtuese në PD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat