Shqiptarët udhëtojnë për festa/ Agjencitë: Korça nuk ka më vende. Po kërkohet dhe Dubai

Shqipëria

Shqiptarët udhëtojnë për festa/ Agjencitë: Korça nuk ka më vende. Po kërkohet dhe Dubai

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 19:54
Foto ilustrim

Atmosfera e festave të fundvitit na ka përfshirë pothuajse të gjithëve. Megjithë masat kufizuese për shkak të pandemisë,  shqiptarët po prenotojnë të udhëtojnë. Madje ka destinacione ku nuk ka më vende të lira.

“Korça nuk ka më vende të lira. Thethi, Valbona, Erseka, Vlora e Saranda janë shumë të kërkuara. Në rajon janë Brezovica, Kaloshina, Mavrova etj.”, tha Rrahman Kasa, Kreu i Unionit Turistik të Shqipërisë.

Dubai është shumë i kërkuar nga shqiptarët, për shkak të fluturimeve direkte dhe masave të pakta kufizuese.

220 mijë shqiptarë udhëtuan për fundviti në 2019, pra para pandemisë. Ndërsa këtë vit vlerësojmë, se rreth 120 mijë shqiptarë do udhëtojnë.

Ajo që u vu re që në pushimet verore është se shqiptarët prenotojnë, por qëndrojnë me pak ditë. Nëse rrinin 4-5 ditë në Brezovicë, Korçë etj, tani rezervojnë vetëm 2-3 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat