Ngacmonte seksualisht vajzën 16-vjeçare të bashkëshortes, arrestohet 57-vjeçari

Shqipëria

Ngacmonte seksualisht vajzën 16-vjeçare të bashkëshortes, arrestohet 57-vjeçari

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka arrestuar një 57-vjeçar pasi ka ngacmuar seksualisht një minorene, thjeshtra e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Arben Hysko, 57 vjeç.

Ky shtetas ka ngacmuar seksualisht në mënyrë të vazhdueshme, një 16-vjeçare (vajzën e bashkëshortes së tij).

Pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe denoncimit nga mamaja e 16-vjeçares u bë arrestimi i 57-vjeçarit, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari” dhe “Ngacmimi seksual”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat