Përfshihet nga zjarri apartamenti në katin e 4 të një pallati në Sarandë

Shqipëria

Përfshihet nga zjarri apartamenti në katin e 4 të një pallati në Sarandë

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 20:04
Foto ilustrim

Një apartament në katin e katër të një pallati është përfshirë nga zjarri.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:20, në lagjen numër 3 në Sarandë. Burime zyrtare bënë me dije se zjarri ka rënë në banesën e shtetasit me inicialet E.Zh., ku ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. 

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat