Gripi fiton terren/ Mjekët: përhapja tregon se Covid po tërhiqet

Shqipëria

Gripi fiton terren/ Mjekët: përhapja tregon se Covid po tërhiqet

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 19:44
Foto ilustrim

Fundi i dhjetorit ka shënuar rritje të rasteve të prekur nga gripi dhe virozat e stinës.

Në këndvështrimin e epidemiologëve ky fakt shihet si gjë e mirë pasi e lidhin me hapësirat që po lejon Covid-19 e me gjasë ky vit do të jetë fundi nëse nuk do të kemi një tjetër mutacion edhe pse Omicron ka rritur numrin e infektimeve.

Por frika nga Omicron si dhe vendimi për të mos lejuar asnjë të punësuar pa vaksinë pas datës 4 janar ka rritur numrin e personave që po vaksinohen këto ditë me dozat e para.

Deri më tani, Omicron thuhet se ka klinikë të lehtë. Ndonëse tek ne është konfirmuar pranë tij dhe po predominon mutacioni Delta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat