Aksident në Thumanë, makina humb kontrollin dhe përplaset me trafik ndarësen, plagoset i riu

Shqipëria

Aksident në Thumanë, makina humb kontrollin dhe përplaset me trafik ndarësen, plagoset i riu

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 00:46
Foto ilustrim

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrethrrotullimin e Thumanës. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:20. 

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet Sh. K., 36 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë mjeti është përplasur me trafik ndarësen.

Nga përplasja është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat