Manja e kallëzoi në SPAK, Rama për gjyqtaren: S’e arreston qeveria, por drejtësia, kini durim

Shqipëria

Manja e kallëzoi në SPAK, Rama për gjyqtaren: S’e arreston qeveria, por drejtësia, kini durim

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 16:44
Edi Rama

Gjyqtarja e gjykatës cilvile Klorinda Çela, e cila është shkarkuar nga vettingu, u kallëzua nga Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili i kërkoi SPAK  që të nisë një hetim. Gjatë një koference për shtyp Manja u shpreh se gjyqtarja ka bërë veprime skandaloze dhe abuzive me detyrën e si gjykatëse, duke thënë se ka bllokuar një investim madhor të qeverisë me vendimmarrjen e saj. Gjyqtarja Çela është denoncuar publikisht edhe nga kryeministri Edi Rama, ndonëse ky i fundit nuk i përmendi emrin.

Veprimet e fundit të Manjës janë komentuar dhe nga qytetarët të cilët i kanë shkuar kryeministrit. Njëri prej tyre e pyet Ramën se përse nuk e kanë arrestuar gjyqtaren që të mbajë përgjegjësi për veprimet që ka bërë.

“Po nëse kjo gjyqtare ka bërë këtë vendim arbitrar dhe ju beni një veprim duke e arrestuar dhe duke ja vendosur ne shpine të gjithe pasojat që vijnë nga veprimi i saj”, thotë komentuesi.

Në përgjigjen e tij kryeministrit thotë se nuk e arreston qeveria, por drejtësia, ndaj duhet pasur durim, duke mos e përjashtuar as mundësinë e arrestimit.

“Nuk jemi në vitin 1945 që arrestonte qeveria, po jemi në një sistem ku arrestimet i bën vetëm drejtësia, prandaj durim dhe gëzuar vitin 2022 e me shëndet familjarisht”, shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat