Ja kush është i riu që u vra me tritol në Cërrik

Shqipëria

Ja kush është i riu që u vra me tritol në Cërrik

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 13:25
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Cërrik, ku një person ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një lëndë plasëse.

Viktima është një 27-vjeçar i quajtur Erion Rexhepi.

Nga burime policore mësohet se të riut i ka shpërthyer një sasi tritoli. Për pasojë ka humbur jetën menjëherë.

Sipas të njëjtave burime, tritoli ka shpërthyer në rrugën kryesore në dalje të banesës së tij.

Informacioni paraprak i Policisë së Cërrikut:

Më datë 30.12.2021, rreth orës 12:15, në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i lagjes nr. 3’, Cërrik, në rrugë, dyshohet shtetasit E. R., 27 vjeç, banues në Cërrik, i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse në dorë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat