Kush janë të plagosurit në Tiranë? Sherr me armë mes 2 grupeve, përdoret kallashnikovi

Shqipëria

Kush janë të plagosurit në Tiranë? Sherr me armë mes 2 grupeve, përdoret kallashnikovi

Më: 4 janar 2022 Në ora: 17:03
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy grupe janë përplasur me njëri-tjetrin në zonën e ‘Don Boskos’ në Tiranë dhe më pas janë përdorur edhe armët.

Masakra me armë zjarri tip kallashnikov që ka lënë 3 të plagosur dhe dyshohet për 1 të vdekur ka ndodhur brenda një lokali.

Pasditen e sotme, rreth orës 16:00, ne lokalin “Fokus”, tre persona të armatosur me kallashnikov kanë shtënë duke rrezikuar jetën e klientëve të tjerë në lokal.

Por plumbat kanë lënë të plagosur: A.D., 40 vjeç; A.S., 20-22 vjeç dhe një 25-vjeçar identiteti i të cilit ende nuk dihet. Po pikërisht ky i fundit është në gjendje më të rëndë, në reaminacionin e spitalit Ushtarak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat