SPAK nis hetimet për “Pandora Papers”, të përfshirë një biznesmen, politikan dhe një gazetar televiziv

Shqipëria

SPAK nis hetimet për “Pandora Papers”, të përfshirë një biznesmen, politikan dhe një gazetar televiziv

Më: 5 janar 2022 Në ora: 15:10
Foto ilustrim

“Në kushtet kur hetimet vazhdojnë, nuk mund të japim informacion më shumë,” tha për BIRN koordinatorja për marrëdhënien me median në SPAK, Xhuljeta Krasta.

Bazuar në dokumentet e ‘Pandora Papers’, BIRN ekspozoi në tetor të vitit të kaluar se si kompania e konsulencës “AL Energy Transmission’ përfitoi pagesa prej 3.6 milionë eurosh nga kompania boshnjake ‘Energoinvest’, e cila ndërtoi linjën e interkonjeksionit midis Shqipërisë dhe Kosovës.

‘AL Energy Transmission’ është e regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe drejtohet nga biznesmeni shqiptar, Vasil Kallupi.Sipas dokumenteve të regjistrimit të kompanisë, përfituesi fundor i kësaj kompanie është një grua 40 vjeçare nga Tirana e quajtur Jola Duro. Ndërsa sipas planit të biznesit të kompanisë, të hartuar në shkurt 2013, përpara regjistrimit të saj, Duro listohet si menaxherja e zyrës dhe Kallupi si menaxher projekti. Në planin e biznesit shkruhet se kompania ka si partner, biznesmenin Vasil Kallupi dhe gruaja e tij rezulton të jetë tezja e Jola Duros.Për disa njerëz në Shqipëri Kallupi njihet si ‘Vasili i Vienës’ për shkak se ai ka jetuar në kryeqytetin e Austrisë në vitet 1990 dhe njihet për lidhjet e afërta me ish-kryeministrin Fatos Nano.

Edhe pse nuk është e paligjshme, ekspertët paralajmërojnë se kur paratë transferohen nëpërmjet juridiksioneve ‘offshore’, risku i korrupsionit rritet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat