Përplasën me makinë dy të moshuar, policia arreston dy shoferët në Fier

Shqipëria

Përplasën me makinë dy të moshuar, policia arreston dy shoferët në Fier

Më: 7 janar 2022 Në ora: 12:00
Foto ilustrim

Policia e Fierit ka vënë nën pranga dy persona, të cilët janë përfshirë në aksidente me pasojë lëndimin e dy këmbësorëve.

Në pranga u vu shtetasi E. M., 44 vjeç, banues në Zharrëz, Patos, pasi në fshatin Suk 1, Roskovec, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin R. K., 79 vjeç. Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në pranga u vu edhe shtetasi A. M., 22 vjeç, banues në Patos, pasi në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit” duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin F. B., 78 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkaq, në fshatin Jeta e Re, Lushnjë, në banesën e shtetasit M. H., 37 vjeç, kanë vjedhur një armë gjahu dhe disa bizhuteri. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat