Pamje piktoreske, Dibra zgjohet e zbardhur, dëbora bie sa një grusht

Shqipëria

Pamje piktoreske, Dibra zgjohet e zbardhur, dëbora bie sa një grusht

Më: 21 janar 2022 Në ora: 08:27
Ilustrim

Dibra është zgjuar e zbardhur nga dëbora mëngjesin e sotëm. Në videon e abcnews.al shihet pamja piktoreske që ofron qyteti, për shkak të reshjeve të borës që bien pa pushim.

Moti i ftohtë ka ndryshuar mëngjesin e sotëm, duke sjellë reshje të dendura dëbore në shumicën e fshatrave të qytetit.

Dëbora ka shtruar në rrugë, ndërsa në zonat e thella trashësia varion deri në 25 cm. Situata rrugore sa u përket rrugëve nacionale Peshkopi- Tiranë vijon pa probleme. Aksi Peshkopi-Kala e Dodës-Kukës kalimi duhet të bëhet me zinxhirë.

Aksi Peshkopi-Draj Reç-Kukës me zinxhirë. Aksi Ura e Çerenecit-Steblevë-Librazhd,segmenti nga Ostreni drejt Steblevës kalimi bëhet me zinxhirë.

Mësimi ka nisur normalisht dhe nga informacionet që kemi, shkollat janë furnizuar me lëndë drusore për ngrohje.  Ende nuk raportohen probleme në furnizimin me energji elektrike. Moti i acartë dhe me ngrica ka përfshirë disa zona në vendin tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat