Rama jep lajmin e mirë për qytetaret dhe subjektet që regjistrojnë mjetet rrugore për herë të parë

Shqipëria

Rama jep lajmin e mirë për qytetaret dhe subjektet që regjistrojnë mjetet rrugore për herë të parë

Më: 24 janar 2022 Në ora: 09:23
Pamje nga video

Kryeministri i vendit, Edi Rama, e ka nisur ditën me një lajm të mirë për të gjithë qytetarët dhe subjektet që regjistrojnë mjetet rrugore për herë të parë.

Me anë të një postimi në "Facebook", kreu i qeverisë thotë se duke nisur nga sot eliminohen të tjera angari, kohë pritjeje e kosto të tepërta për qytetarët e subjektet që regjistrojnë mjete rrugore për herë të parë.

Do të hiqen mbi 60 mijë praktika në vit që kërkonin përkthime e noterizime njehsime me origjinalin nga dokumentet me gjuhë të huaja. Kjo sipas kryeministrit i kursen qytetarëve shqiptarë 300 mln lekë në vit.

Nga data 24 janar DPSHTRR njeh: Dokumentet e origjinës dhe dokumentet teknike në gjuhën angleze

Dokumentet teknike nga prodhuesi nga vendet e BE ose sipas formatit të kodeve të Direktivave të KE

Të dhënat e fitimit të pronësisë sipas deklaratës doganore

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë se duke nisur nga sot eliminojmë të tjera angari, kohë pritjeje e kosto të tepërta për qytetarët e subjektet që regjistrojnë mjete rrugore për herë të parë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat