Vasili: Reformën e kapur nga Rilindja nuk e shpëtojnë pazaret

Shqipëria

Vasili: Reformën e kapur nga Rilindja nuk e shpëtojnë pazaret

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 13:00
Petrit Vasili

Numri dy i LSI, Petrit Vasili ka reagur mbi reformën në drejtësi, e cili sipas tij është ende në koma.

Përmes një reagimi në profilin e tij zyrtar Vasili thekson se drejtësia është kapur nga Rilindja dhe se kjo gjë ka çuar më tej në rritjen e nivelit të korrupsionit në vend, e për pasojë shtimin e varfërisë tek qytetarët.

“Kapja dhe degradimi i drejtësisë janë dy ortakët më të mëdhenj të korrupsionit dhe narkoshtetit! Kapja e degradimi i drejtësisë nga qeveria janë metastazat e kancerit të qeverisjes mafioze në Shqipëri. Një pushtet i paaftë, por mafioz dhe i paskrupullt në shitjen e çdo interesi publik përfshirë dhe kufijtë e vendit ka sjelle një rrënim ekonomik, social dhe politik që çon drejt një korrupsioni të pandalshem i cili thellon varfërinë dhe mjerimin që largojnë mijra shqiptarë nga vendi”, shkruan ai.

Vasili shton më tej se “Drejtësisë nga rilindja dhe kolapsi total i sistemit të drejtesise, kanë siguruar pandëshkueshmërine totale të rilindjes”

Sa i përket vendimit për zgjatjen e afateve të oragneve të vetingut, nënkryetati i kësaj force politike thekson më tej se “Kapjen e reformën e kapur në Drejtësi nuk e shpetojnë dot pazaret dhe kozmetikat me ca ditë të zgjatura të vetingut por hetimi deri në fund dhe nxjerrja e ndëshkimi i përgjegjësve të kapjes së saj”.

“Kjo gjendje kaq kritike e Drejtësisë në gjendje kome kërkon terapi intensive dhe jo karamele me Veting”,  përfundon Vasili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat