Tre shqiptarë nga Kosova tentojnë të ikin nga Rinasi me viza false gjermane e belge

Shqipëria

Tre shqiptarë nga Kosova tentojnë të ikin nga Rinasi me viza false gjermane e belge

Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 12:21
Foto ilustrim

Tre shqiptarë nga Kosova janë ndaluar në aeoroportin e Rinasit pasi me dokumente të falsifikuara, tentuan të kalonin tranzit kufirin në Rinas, për t’u larguar në mënyrë të jashtëligjshme nga vendi jonë drejt vendeve të BE-së.

“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, pasi ishin pajisur me viza gjermane dhe belge të falsifikuara” thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

Operacioni u kodua “Transit” dhe të arrestuar në flagrancë janë

- B. H., 49 vjeç, lindur dhe banues në Podujevë, Kosovë;

- L. B., 21 vjeç, lindur dhe banues në Ferizaj, Kosovë;

- V. Gj., 36 vjeç, lindur dhe banues në Podujevë, Kosovë.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat