Vatra e zjarrit në magazinën e peshkut është izoluar, Prefekti: Biznesi është i siguruar

Shqipëria

Vatra e zjarrit në magazinën e peshkut është izoluar, Prefekti: Biznesi është i siguruar

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 10:20
Prefekti i Lezhës, Gjok Jaku

Prefekti i Lezhës, Gjok Jaku, ka përshkruar dinamikën e zjarrit në fabrikën e përpunimit të peshkut në hyrje të qytetit.

"Kanë qenë katër veta që kanë hapur të parët magazinën kanë parë një vatër tymi dhe një kërcitje si shkëndijë elektrike por pa e parë. Kjo ka krijuar një situatë të fortë tymi dhe njerëzit kanë dalë jashtë. Ka qenë fat që ka qenë  ora 6:30 e mëngjesit dhe nuk ka pasur punëtorë" tha ai për mediat.

Ndërkohë ai bëri me dije se vatra e zjarri në magazinën kryesore është izoluar.

"Vatra e zjarrit në magazinën kryesore në hyrje të ndërmarrjes është izoluar. Zjarrfikëset janë vendosur në gjithë perimetrin. Magazina kryesore është e gjitha e djegur, produktet kanë qenë materiale ambalazhimi, plastikë kryesisht. Forcat zjarrfikëse të Lezhës dhe ato të ardhura nga Shkodra, Mirdita, Kurbini dhe Vau i Dejës besojmë që nuk do të lejojnë që zjarri të kalojë përmasat e turnit".

Sa i takon vlerës së dëmit, Jaku tha se nga komunikimi që ka pasur me administratorin e fabrikës, zotin Shkreli, biznesi është i siguruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat