Aksident në hyrje të Kuçovës, motori përfundon poshtë rrotave të autobusit, plagoset rëndë drejtuesi

Shqipëria

Aksident në hyrje të Kuçovës, motori përfundon poshtë rrotave të autobusit, plagoset rëndë drejtuesi

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 13:39
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në aksin Dimal-Kuçovë, rreth 3 km në hyrje të Kuçovës.

Një autobus me targa AA 359 AZ dhe një motor me targa AS 085 janë përplasur fuqishëm me njëri-tjetrin dhe motori ka përfunduar poshtë rrotave të para të autobusit.

Mësohet se autobusi që drejtohej nga shtetasi Luan Plaku vinte nga Kuçova në drejtim të Dimalit dhe është kthyer në rrugë për të parkuar, ndërkohë që motori që drejtohej nga i riu Esjan Llozgari qarkullonte nga Dimali në drejtim të Kuçovës.

Si pasojë e aksidentit të rëndë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë të policisë rrugore, të cilët po kryejnë kqyrjen e vendit të aksidentit, për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat