Sërish gjoba për aktivitetet jashtë orarit policor, 1 milion lekë lokalit në Korçë

Shqipëria

Sërish gjoba për aktivitetet jashtë orarit policor, 1 milion lekë lokalit në Korçë

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 16:46
Foto ilustrim

Administratori i një lokali në qytetin e Korçës është gjobitur, pasi vazhdonte aktivitetin, jashtë orarit të lejor.

Në Shqipëri vazhdon të jetë në fuqi orari policor me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Lëvizja e qytetarëve nga ora 23:00 deri në 06: është e ndaluar, me përjashtim të rasteve të veçanta, kur mund të merret leje.

Policia njofton se në lagjen nr. 9 të qytetit juglindor shtetasi me iniciale H. Q. U gjobit 1 000 000 (një milion) lekë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat