Vijon operacioni “Heshtja” në Sarandë/ Në kërkim 2 inspektorë pranë bashkisë që lejuan ndërtime pa leje

Shqipëria

Vijon operacioni “Heshtja” në Sarandë/ Në kërkim 2 inspektorë pranë bashkisë që lejuan ndërtime pa leje

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

Pas arrestimit të kryeinspektores së IKM-së në Sarandë për lejimin e ndërtimit të pallatit 7 katësh pa leje, janë shpallur në kërkim dhe dy inspektorë që punonin pranë bashkisë së qytetit.

Nga policia mësohet se shtetasit M. A., 30 vjeç, dhe N. J., 26 vjeç dyshohet se me veprimet/mosveprimet e tyre kanë lejuar ndërtimet pa leje në zona të ndryshme në qytetin e Sarandës, në bashkëpunim me kryeinspektoren e IMT-së Romina Pulaj.

Pulaj është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Vlorës për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat