PD padit në SPAK Erion Veliaj për inceneratorët

Shqipëria

PD padit në SPAK Erion Veliaj për inceneratorët

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 14:01
PD padit në SPAK Erion Veliaj për inceneratorët

Partia Demokratike do të dorëzojë në SPAK padi për kryebashkiakun Erion Veliaj lidhur me fakte që sipas saj ka zbuluar komisioni hetimor për abuzimet që Veliaj ka bërë me inceneratorët.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku tha se Veliaj është kapur në dëshmi të rreme gjatë raportimit në Komisionin Hetimor. Ajo deklaroi se Veliaj ka marrë përsipër angazhimin financiar të bashkive të qarkut të Tiranë.

” Komisioni i Inceneratorëve ka vërtetuar atë që PD ka thënë që në krye të herës gjatë kësaj kohe, qeveria ‘Rama” i vodhi shqiptarëve 430 mln euro.

Unë jam këtu për t’ju informuar që sot menjëherë pas kësaj konference PD do të dorëzojë fakte shtesë në organin e akuzës, në SPAK p[ër sa i përket Erioni Veliaj. Do të fillojmë sot me Erion Veliaj i cili ishte personi qe gjatë dëshmisë së tij në komisionit hetimor u kap në dëshmi të rreme.

Cilat janë faktet e reja?!

Z.Erion Veliaj ka qenë i informuar në projektin e inceneratorit të Tiranës që në Datë 28.06.2016 ku në përgjigje të kërkesës së kompanisë që fiton koncesionin ai informohet për një studim ku pjesa takuese e Bashkisë Tiranë, në kosto është 91 mln euro. Në 5 shtator të 2016 ngrihet komisioni për dhënien me koncesion të inceneratorit të Tiranës, ku Bashkia e Tiranës ka dy përfaqësues të saj, z. Taulant Tusha dhe z.Namik Simixhi. Në kundërshtim me ligjin për pushtetin vendor, Erion Veliaj kthen një përgjigje që unë e kam këtu, në emër të Bashkisë Tiranë, me kostot e buxhetit 91 mln euro. Por njëkohësisht ne emër të Qarkut Tiranë, pa dërguar kërkesën e ministrisë së Mjedisit dhe projektin të Këshilit Bashkiak Tiranë. Pra ka miratuar një projekt në kostot e buxhetit të bashkisë Tiranë 91 mln euro pa mbledhur Këshillin Bashkiak”. tha Tabaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat