Presidenti Meta përshëndet rezolutën që dënon agresionin rus

Shqipëria

Presidenti Meta përshëndet rezolutën që dënon agresionin rus

Më: 7 mars 2022 Në ora: 21:06
Presidenti i Republikës, Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përshëndetur miratimin e rezolutës në Kuvendin e Shqipërisë, për situatën në Ukrainë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta deklaron se agresoni rus është i paprovokuar dhe i pajustifikuar.

Kreu i Shtetit shqiptar thotë se Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, kandidat i BE, dhe anëtar jo i përhershëm i KS në OKB shpreh solidaritet të plotë me popullin dhe institucionet e Ukrainës.

“Përshëndes miratimin unanim të Rezolutës kundër agresionit të paprovokuar dhe të pajustifikueshëm të Rusisë ndaj Ukrainës, nga Kuvendi i Shqipërisë!

Si vend anëtar i NATO, vend kandidat i BE, anëtar jo i përhershëm i KS të OKB, dhe me qëllimin e mbizotërimit të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Europë, rajon e më gjerë, shprehim solidaritetin e plotë me popullin dhe institucionet demokratike dhe legjitime të Ukrainës në përpjekjet e tyre heroike për liri, dinjitet kombëtar dhe vlera europiane”, shkruan Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat