A duhet të ishin shmangur ngjarjet e 8 janarit? Përgjigjet Berisha: Unë dua të shoh përpara, do të normalizohet çdo gjë

Shqipëria

A duhet të ishin shmangur ngjarjet e 8 janarit? Përgjigjet Berisha: Unë dua të shoh përpara, do të normalizohet çdo gjë

Më: 25 mars 2022 Në ora: 21:07
Ish kryeministri Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të shkurtër për mediat, pas përfundimit të mbledhjes që Komisioni i Rithemelimit zhvilloi në selinë e PD. 

Berisha siguroi që dyert e blinduara do të hiqen dhe gjithçka në selinë e PD-së do t’i kthehet normaliteti. Sipas tij sot janë diskutuar vendimmarrje të reja që lidhen me organizimin e strukturave të PD.

I pyetur nëse mund të ishin shmangur ngjarjet e 8 janarit, Berisha i përgjigj shkurt: Dua të shoh përpara.

Komunikimi i Berishes me gazetaret

Pyetje: A do te hiqen dyert e blinduara?

Berisha: Pa diskutim, do normalizohet cdo gjë. Vendimmarrje të reja, është një proces që po ecën mirë. Edhe sot janë marrë vendime për organizimin që kanë të bëjnë me strukturat e PD-së.

Pyetje: A duhet të ishin shmangur ngjarjet e 8 janarit?

Berisha: Unë dua të shoh përpara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat