Shqipëri, SPAK nxjerr urdhërarreste të tjera për inceneratorët

Shqipëria

Shqipëri, SPAK nxjerr urdhërarreste të tjera për inceneratorët

Më: 29 mars 2022 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Prokuroria Anti-Korrupsion në Shqipëri, SPAK, ka firmosur urdhërarreste të tjera lidhur me hetimet për inceneratorët.

Klan News mëson se janë nxjerrë nëntë urdhërarreste të tjera nga SPAK.

Këto urdhërarreste po ekzekutohen nga policia, ndërsa për momentin nuk dihen ende emra. Një nga urdhërarrestet e lëshuara është për Florian Muçën, ish-administrator i kompanisë dhe aktualisht drejtor në kompaninë Albpetrol.

Urdhërarrestet janë lëshuar nga prokurori Dritan Prençi që ka nën hetim inceneratorin e Fierit dhe të Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat