Së shpejti vlerësim psiko-social fillestar dhe periodik për çdo mësues në sistemin arsimor

Shqipëria

Së shpejti vlerësim psiko-social fillestar dhe periodik për çdo mësues në sistemin arsimor

Më: 29 mars 2022 Në ora: 17:02
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi organizoi sot një takim me drejtuesit e njësive të shërbimit psiko-social nga të gjitha zyrat vendore arsimore dhe ekspertë nga Ministria e Arsimit.

Ministrja në këtë takim ka diskutuar disa masa të reja që kanë të bëjnë me përmirësimin e sjelljes së punonjësve arsimorë dhe të nxënësve.

Kushi bëri me dije pas takimit se është vendosur që së shpejti të nisë vlerësimi psiko-social fillestar dhe periodik për çdo mësues në sistemin arsimor.

Kushi: Pas një takimi me drejtuesit e njësive të shërbimit psiko-social nga të gjitha zyrat vendore arsimore, si dhe konsultimeve me ekspertë e Ministrisë së Arsimit angazhohemi që: së shpejti të bëhet një vlerësim psiko-social fillestar dhe periodik për çdo mësues në sistemin arsimor; të ndërmarrim një fushatë të re ndërgjegjësimi “Stop Dhunës në Shkollë” për parandalimin dhe trajtimin e çdo rasti, me fokus nxitjen e nxënësve, prindërve, mësuesve dhe gjithë komunitetit shkollor për të denoncuar dhunën apo abuzimin; të respektohen me përpikmëri të gjitha aktet ligjore, nënligjore dhe rregulloret në shkolla ku parashikohet largim nga detyra për çdo rast dhune apo abuzimi nga punonjësit arsimor.

Këto masa vijnë menjëherë pas disa rasteve të ndodhura në dy shkolla dhe të bëra publike ditët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat