Pyetësori i Këshillimi Kombëtar nga qeveria për qytetarët nisi më 19 janar dhe u mbyll më 31 mars. Të gjitha pyetjet kishin marrë përgjigje pozitive nga shumica.
PYETJET DHE REZULTATET:
Nënat me fëmijë të mitur duhet të kenë mbrojtje të veçantë sociale nga shteti
431 881 – PO
73 233 – JO
26 111 – NUK E DI
Të ashpërsohen dënimet për autorët përsëritës të krfimeve
431 881 – PO
73 233 – JO
26 111 – NUK E DI
Të mbrohen nga shteti ata që denoncojnë pagat fiktive nga punëdhënësit
353 243 – PO
120 898 – JO
36 017 – NUK E DI
Pensionistët që punojnë të mos paguajnë kontribute shoqërore
332 090 – PO
136 041 – JO
38 631 – NUK E DI
Emigrantët që depozitojnë kursimet në Shqipëri duhet të marrin amnisti të plotë
332 093 – PO
120 360 – JO
53 336 – NUK E DI
Të legalizohet kanabisi për qëllime mjekësore
308 992 – PO
148 092 – JO
51 051 – NUK E DI
Të paraqitet certifikata e vaksinimit në çdo ambient të mbyllur
210 235 – PO
265 040 – JO
29 389 – NUK E DI
Të ashpërsohen masat kundër evazionit fiskal
327 055 – PO
135 912 – JO
38 570 – NUK E DI
Qeveria të marrë masa më të ashpra nga persona apo subjekte që ndotin hapësirën publike
348 075 – PO
85 980 – JO
31 152 – NUK E DI
Të pezullohen gjyqtarët dhe prokurorët që nuk kanë kaluar vetingun
372 098 – PO
97 551 – JO
33 080 – NUK E DI
Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut për të vijuar procesin e anëtarësimit në BE
343 420 – PO
96 910 – JO
72 871 – NUK E DI
Ballkani i hapur ka pasur ndikim pozitiv apo jo
303 018 – PO
134 879 – JO
79 666 – NUK E DI
Kryeministri Rama tha në konferencën për shtyp të enjten se ministritë përkatëse do të nisnin punën për të zbatuar të gjitha opinionet e qytetarëve dhe herët a vonë 12 pikat do të realizoheshin.