Pulat e ngordhura në Lezhë, mbërrijnë policia dhe autoritetet e veterinarisë

Shqipëria

Pulat e ngordhura në Lezhë, mbërrijnë policia dhe autoritetet e veterinarisë

Më: 10 prill 2022 Në ora: 13:21
Foto ilustrim

Shpendët e ngordhur tek rana e hedhur. Institucionet vihen në lëvizje.

Autoriteti i veterinarisë, policisë dhe Inspektoriati Mjedisor mbërrijnë në vendin ku janë gjetur pulat. Nisin verifikimet në lidhje me rastin.

Kujtojmë se sot bregdeti i renës së hedhur në Shëngjin, është mbuluar nga pulat e ngordhura. Ende nuk dihet nëse shpendët janë hedhur në këtë zonë, apo janë sjellë nga dallgët e detit.

Deri tani në terren nuk janë parë asnjë nga institucionet përgjegjëse për të verifikuar situatën e cila ndodh në një kohe që gripi i shpendëve ka prekur dhe vendin tonë e deri me tani kemi mijëra pula të ngordhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat