Përplasen dy makina në Durrës, plagoset 1 person

Shqipëria

Përplasen dy makina në Durrës, plagoset 1 person

Më: 13 prill 2022 Në ora: 23:18
Aksident

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës, në vendin e njohur si ‘Rruga e Portit’.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se dy makina janë përplasur me njëri-tjetrin, e si pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Ky i fundit është dërguar në spitalin e Durrësit, ku dhe po merr mjekim.

Ndërkohë mësohet se nga shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve janë dëmtuar edhe 4 makina të tjera që ndodheshin në parkim.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor, që po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat