Katolikët festojnë Pashkët/ Ringjallja e Krishtit u kremtua në të gjithë vendin

Shqipëria

Katolikët festojnë Pashkët/ Ringjallja e Krishtit u kremtua në të gjithë vendin

Më: 17 prill 2022 Në ora: 18:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

Besimtarët katolikë festuan këtë të diel Pashkët, festën më të rëndësishme të kalendarit të krishtërimit, Ringjalljen e Krishtit.

Mesha e shenjtë e mesditës në Katedralen e “Shën Palit” në kryeqytet, mblodhi dhjetëra besimtarë të krishterë.

Festimet e Pashkëve nisën që mbrëmjen e të shtunës, ku pas dy vitesh nën masat e pandemisë, u mbajt për herë të parë edhe mesha e shenjtë e Vigjiljes së Pashkëve.

Nga meshat e shenjta këtë vit pati një lutje speciale për Ukrainën. Harmoni e paqe në të gjithë botën, ishte mesazhi që u përcoll për të gjithë besimtarët kudo në botë, në një kohë kur globi është trazuar jo pak nga lufta.

Besimtarët e krishterë kanë festuar në të gjithë Shqipërinë me urimet për të qenë më afër zotit  dhe një vit plot shprese.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat