Dita e Dëshmorëve/ Presidenti Meta: Të jemi gjithmonë vigjilentë në mbrojtje të lirisë, sovranitetit dhe pavarësisë

Shqipëria

Dita e Dëshmorëve/ Presidenti Meta: Të jemi gjithmonë vigjilentë në mbrojtje të lirisë, sovranitetit dhe pavarësisë

Më: 5 maj 2022 Në ora: 09:38
Ilir Meta

Për Presidentin Ilir Meta, 5 Maji, Dita e Dëshmorëve, është një “ditë kujtese dhe nderimi për Qemal Stafën dhe mijëra të rinj e të reja që dhanë jetën për kauzën e Lirisë”.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit thotë se kjo gjithashtu është “një ditë e madhe frymëzimi për të ndërtuar një të ardhme më të mirë të Shqipërisë dhe për të qenë gjithmonë vigjilentë në mbrojtje të Sovranitetit dhe Pavarësisë”.

Postimi i plotë i Presidentit Ilir Meta

🇦🇱 5 Maji është një ditë kujtese dhe nderimi për Qemal Stafën dhe mijëra të rinj e të reja që dhanë jetën për kauzën e Lirisë.

Sot është edhe një ditë e madhe frymëzimi për të ndërtuar një të ardhme më të mirë të Shqipërisë dhe për të qenë gjithmonë vigjilentë në mbrojtje të Sovranitetit dhe Pavarësisë.

Lavdi të përjetshme Dëshmorëve të paharruar të Atdheut!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat