Homazhe për ish presidentin Bujar Nishani

Shqipëria

Homazhe për ish presidentin Bujar Nishani

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 14:37
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Presidenti Ilir Meta ka bërë homazhe në nder të ish-presidentit Bujar Nishani,i cili u nda nga jeta më 28 maj.

Pas kryerjes së homazheve, Meta ka deklaruar për mediat se Nishani ishte një prej politikanëve më të përgjegjshëm që ka njohur vendi dhe një mbrojtës i shkëlqyer i interesit kombëtar.

“Ai lë pas një trashëgimi shumë pozitive dhe një kujtim të paharruar për të gjithë ata që u shërbeu me përkushtim e besnikëri”, tha presidenti Meta.

Homazhet për ish-presidentin po mbahen në sallën “Skënderbeu” në Presidencë.

Homazhet në nder të tij do të mbahen për dy ditë 1 dhe 2 qershor. Pak para Metës, homazhe ka mbajtur edhe  kryetari i Partisë Demokratike i zgjedhur nga Komisioni i Rithemelimit, Sali Berisha i cili deklaroi se ka humbur një nga bashkëpunëtorët e tij më të çmuar.

Ai u ka shprehur ngushëllimet familjarëve, ndërsa shtoi se ka humbur një nga bashkëpunëtorët e tij më të çmuar.

"Kujtimet për Bujar Nishanin janë të shumta dhe ai sot fizikisht nuk është më midis nesh, por e vërteta është që shpirtërisht ai është gjallë, është përjetësisht i gjallë në memorien time dhe të gjithë atyre që patën fatin e madh ta njohin atë si bashkëpunëtor, mik, të familjes që pati një bashkëshort dhe prind të tillë dhe të mbarë shqiptarëve”, tha Berisha.Kane qenë të shumtë emrat që kanë nderuar për herë të fundit mikun dhe bashkëpunëtorin e tyre Bujar Nishani.

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ish-ministri i Financave Genc Ruli, Eno Bozdo, Edi Paloka,  Said Dollapi dhe shumë personazhe të tjerë politikë në radhët e PD kanë kryer homazhet për Nishanin.

Bujar Nishani ndërroi jetë në një spital në Gjermani. Ai vuante nga një sëmundje autoimune e mëlçisë dhe pasojat që i la COVID-19 përkeqësoi gjendjen e tij. Trupi i pajetë i ish-Presidentit Bujar Nishani mbërriti në atdhe gjatë orëve të para të mëngjesit dhe do të prehet në varrezat e Sharrës në Tiranë

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat