Çmimi i naftës thyen rekord, furnizuesit e mëdhenj vendosin të rrisin prodhimet

Shqipëria

Çmimi i naftës thyen rekord, furnizuesit e mëdhenj vendosin të rrisin prodhimet

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 17:45
Foto ilustrim

Prodhuesit e mëdhenj të naftës, të udhëhequr nga Arabia Saudite, kanë rënë dakord të rrisin prodhimin pas njoftimit të Bashkimit Evropian për një reduktim të madh të importeve të naftës ruse.

Ndërsa sanksionet janë rritur ndaj Rusisë, çmimet e naftës janë rritur në nivele rekord, ndërsa po ushtrohet presion mbi prodhuesit për të rritur furnizimet.

Reuters raporton se OPEC+ ka rënë dakord të rrisë prodhimin me 648,000 fuçi në ditë në korrik dhe të njëjtën gjë në gusht.

Udhëheqësit e BE-së ranë dakord të hënën të ndalojnë më shumë se dy të tretat e importeve të naftës ruse, ndërsa Britania e Madhe ka thënë tashmë se planifikon të heqë gradualisht importet e naftës ruse deri në fund të vitit 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat